Ndërlidhjet

Itali: Snoop Dogg ndalet nga policia me 422 mijë dollarë


Snoop Dogg
Snoop Dogg

Ylli amerikan i muzikës rep, Snoop Dogg, raportohet se është ndalur nga policia italiane në pjesën jugore të Italisë, me 422 mijë dollarë amerikanë para të gatshme të padeklaruara.

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, raportoi se gjysma e parave të gatshme ishte konfiskuar në aeroportin Lamezia Terme në Kalabri, sipas ligjit kundër pastrimit të parave.

Udhëtarët në Bashkimin Evropian janë të obliguar që t’i deklarojnë shumat më të mëdha se 10 mijë euro ose 11 mijë dollarë, gjatë kalimit të kufirit.

Snoop Dogg e mbajti një koncert pardje në Kalabri dhe për sot ishte planifikuar të paraqitej para publikut në Alacat të Turqisë.

Ky konfiskim nga autoritetet italiane u bë më pak se një javë pasi këngëtari, Snoop Dogg, për një kohë të shkurtër ishte ndalur në Suedi, i dyshuar për përdorim të drogës.

XS
SM
MD
LG