Ndërlidhjet

Çeki: Policia ka përdorë gaz lotsjellës kundër azilkërkuesve


Pamje e pjesëtarëve të forcave policore çeke
Pamje e pjesëtarëve të forcave policore çeke

Policia e Çekisë thotë se dje ka përdorë gaz lotsjellës për t’i ndalur imigrantët, që përpiqeshin të largoheshin nga një qendër e paraburgimit në pjesën verilindore të këtij vendi.

“Qindra imigrantë kanë shprehur revoltë. Forcat speciale është dashur të intervenojnë për shkak të intensitetit të protestës”, ka thënë një zëdhënëse policore.

Imigrantët, shumica prej të cilëve janë nga Afganistani, Pakistani dhe Iraku, po mbahen në këtë qendër të paraburgimit në pritje të dëbimit nga Çekia.

Imigrantët pritet të dërgohen në vendet ku kanë hyrë së pari në zonën Shengen të Bashkimit Evropian.

Sipas rregullave të BE-së, kërkesa për azil e imigrantëve bëhet në vendin e BE-së ku ata kanë ardhur së pari.

Mediat lokale kanë raportuar se imigrantët me gjasë përpiqeshin të kalonin në Gjermani.

XS
SM
MD
LG