Ndërlidhjet

Alarm për fitoret e sportistëve me teste të dyshuara të gjakut


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia Botërore Kundër Dopingut (WADA) ka shprehur alarm lidhur me raportet, në të cilat ka dyshime se një e treta e medaljeve në garat e vrapimeve dhe të kërcimeve, gjatë periudhës 10 vjeçare, ishin fituar nga atletët me teste të dyshuara të gjakut.

Sportistët rusë dhe kenianë përmenden më së shumti në këto raporte nga transmetuesi gjerman, ARD, dhe gazeta londineze, Sunday Times, që bazohen në 12 mijë teste të gjakut të 5 mijë sportistëve, që kanë garuar në olimpiada dhe kampionate botërore nga viti 2001 e deri në vitin 2012.

Në raporte shkruan se 146 medalje ishin fituar nga sportistët që kishin vlera të dyshuara të gjakut.

Prej këtyre medaleve, 55 ishin të arta.

80 medalje ishin fituar nga sportistët rusë, ndërsa 18 nga ata të Kenisë.

Sipas raporteve, asnjëra prej medaljeve nuk u është marrë këtyre sportistëve, ndërsa dëshmitë nuk paraqesin prova të dopingut.

Megjithatë, shefi i Agjencisë Botërore Kundër Dopingut (WADA), Craig Reedie, në një deklaratë të sotme tha se akuzat për mashtrim do ta “lëkundin bazën e atletëve të pastër në gjithë botën”.

Këto rezultate raportohet se janë marrë nga një bazë e të dhënave në Asociacionin Ndërkombëtar të Federatave Atletike dhe kishin rrjedhur nga një person, që i ka zbuluar ato.

XS
SM
MD
LG