Ndërlidhjet

BE heq 24 bjellorusë nga lista e sanksioneve


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ka thënë se vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për të hequr nga lista e sanksioneve të 24 zyrtarëve “është hap në drejtimin e duhur”, drejt marrëdhënieve më të mira në mes të Minskut dhe Brukselit.

Ministria tha sot se i ka bërë thirrje Këshillit të BE-së që të heq të gjitha ndalesat dhe sanksionet që ia ka vënë Bjellorusisë. Kjo gjë sipas tyre duhet bërë për shkak të “nevojës për kushte të reja për të stabilizuar marrëdhëniet”.

Në deklaratën e ministrisë së Jashtme thuhet po ashtu se Minsku do të vazhdojë të dialogojë me Brukselin “për interesat e përbashkëta”.

Shumica prej 24 personave të larguar nga lista e sanksioneve të BE-së – që përfshinë ndalesën e vizave dhe ngrirjen e aseteve- janë ministra apo ish-ministra të administratës së presidentit Alyaksandr Lukashenka, duke përfshirë edhe ndihmësen e tij Natalia Patkevixh dhe ish-shefin e administratës presidenciale Hendaz Nevyglas.

Në listë po ashtu ka qenë emri i gazetarit Yury Prokopov nga televizioni Belarus TV1. Aty po ashtu ka pasur disa rektorë të universiteteve si dhe 12 gjyqtarë.

Këshilli i BE-së nuk ka dhënë asnjë arsye se pse i ka larguar 24 emrat e këtyre zyrtarëve nga lista e zezë e sanksioneve.

XS
SM
MD
LG