Ndërlidhjet

Rusi: Krijohen forcat e hapësirës ajrore


Sergei Shoigu
Sergei Shoigu

Rusia i ka bashkuar disa degë të ushtrisë së tij në kuadër të Forcave të hapësirës ajrore.

Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha sot se vendimi ofron “mënyrë optimale për përmirësim të sistemit të mbrojtjes së hapësirës ajrore” të Rusisë.

Në këtë njësi të re do të përfshihen forca ajrore, mbrojtja ajrore, mbrojtja antiraketore dhe forcat hapësinore.

Shoigu tha se krijimi i kësaj njësie të re është bërë për shkak të rëndësisë që e ka komponenta ajrore dhe ajo hapësinore e luftës moderne.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka lansuar një program për modernizimin e arsenalit ushtarak të Rusisë.

Komentatorët thonë se Kremlini synon t’i tregoj muskujt ushtarak të Rusisë për shkak të tensioneve me perëndimin lidhur me Ukrainën.

XS
SM
MD
LG