Ndërlidhjet

Jahjaga: Gjykata Speciale nuk gjykon përpjekjet për liri


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përshëndeti vendimin e Kuvendit të Kosovës për të miratuar amendamentet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, si një përmbushje të obligimeve ndërkombëtare të vendit.

Në një komunikatë për opinion ajo vlerëson se themelimi i Gjykatës Speciale, bazuar në kuadrin legjislativ, dëshmon përkushtimin e Kosovës në parimin drejtësi për të gjithë.

Presidentja Jahjaga thekson se Gjykata Speciale do të adresojë akuzat e ngritura nga raporti i Këshillit të Evropës dhe ajo nuk do gjykojë përpjekjen tonë kolektive për çlirim dhe liri.

XS
SM
MD
LG