Ndërlidhjet

Kosovë: Tre të arrestuar të dyshuar për krim kompjuterik


Policia e Kosovës ka njoftuar sot se i ka arrestuar tre vetë, të dyshuar për krime kompjuterike.

Policia tha se “pas pranimit të informacioneve dhe veprimeve të përbashkëta hetimore me FBI, ka identifikuar tre të dyshuar, të cilët në vazhdimësi kryenin veprën penale të krimeve kompjuterike (vjedhje e të dhënave të ndryshme personale, bankare, shitjen online të programeve softverike për infektimin e kompjuterëve)”.

Me rastin e arrestimeve, policia thotë se është bërë edhe kontrolli i shtëpive dhe obejkteve përcjellëse, me qëllim të mbledhjes së provave.

Operacioni policor është zhvilluaar në rajonin e Gjilanit dhe në atë të Mitrovicës.

Personat e dyshuar, shqiptarë të Kosovës, të moshës 23 – 26 vjeçare, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejshme.

XS
SM
MD
LG