Ndërlidhjet

SHBA: Refuzohet kërkesa për ekstradimin e një shtetasi rus


Alexander Khochinskiy me pikturën "Vajza me Pëllumb"
Alexander Khochinskiy me pikturën "Vajza me Pëllumb"

Një gjyqtar federal i Shteteve të Bashkuara e ka refuzuar kërkesën e Polonisë për ekstradimin e dilerit të artit, Alexander Khochinskiy, që jeton në Nju Jork.

Ky person është akuzuar në Poloni për refuzim të kthimit të pikturës nga shekulli i 18-të, që është marrë nga nazistët në një muze të Polonisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Khochinskiy tha se pikturën “Vajza me Pëllumb” të autorit, Antoine Pesne, nga viti 1754, e ka trashëguar nga babai i tij, i cili kishte ardhur në shtëpi së bashku me pikturën, në përfundim të luftës.

Gjyqtari ka vendosur që Polonisë i mungon shkaku i mundshëm që krimi ka ndodhur, pasi nuk ka prodhuar dëshmi se Khochinskiy e ka ditur se piktura ishte vjedhur, kur ai e ka marrë atë pas vdekjes së babait të tij, në vitin 1991.

Në fakt, sipas vendimit, dëshmitë e kanë mbështetur pretendimin e Khochinskiyt se e ka trashëguar pikturën.

“Dëshmi e pakontestueshme është se Khochinksiy hapur e ka ekspozuar pikturën në galerinë e tij në Moskë për shumë vite dhe e ka përfshirë në katalogjet e publikuara”, tha gjyqtari, dhe ka shtuar se “kjo sjellje nuk është në përputhje me dikë që e dinë se prona synohet nga një sovran i jashtëm”.

XS
SM
MD
LG