Ndërlidhjet

SHBA: Mirëpritet vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale


“Shtetet e Bashkuara i kanë mirëpritur vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe Parlamentit të Kosovës për ta kaluar amandamentin kushtetues dhe legjislacionin e kërkuar për Gjykatën Speciale, që mund të bëjë aktakuza dhe t’i gjykoj rastet, në mënyrë përkatëse, për të gjeturat me prova të Task Forcës Speciale hetuese”, thuhet në fillim të deklaratës së Departamentit amerikan të shtetit, të nënshkruar nga zëdhënësi, Mark C. Toner.

Mëtutje, në këtë deklaratë theksohet se “ne e lavdërojmë udhëheqjen e Kosovës për plotësimin e obligimeve të Kosovës, që Gjykata Speciale të bëhet realitet”.

Pastaj, theksohet se “këta hapa ishin të vështirë, por të domosdoshëm, që Kosova të lëvizë përpara në rrugën e saj kah integrimi evro-atlantik”, dhe shtohet se “ne i duartrokasim popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme për integrim evro-atlantik dhe përkushtim për vlerat e përbashkëta demokratike”.

XS
SM
MD
LG