Ndërlidhjet

Zyrtari i lartë i talibanëve jep dorëheqje


Sayed Mohammad Tayab Agha përmes një deklarate për media ka thënë se ai ka dhënë dorëheqje nga post ii drejtorit të zyrës politike të Talibanëve në Doha të Katarit.

Kjo zyre ishte ngritur për të mundësuar zhvillimin e bisedimeve të paqes me qeverinë afgane.

Agha tha se ai e konsideron vendimin për të mbajtur të fshehur vdekjen e liderit të talinbanëve Mullah Mohammad Omar, i cili kishte vdekur në vitin 2013 si “një gabim historik nga individë të shqetësuar”.

Javën e kaluar talibanët konfirmuan vdekjen e Mullah Omarit.

Mohammad Akhtar Mansuri është zgjedhur lideri i ri i talibanëve, gjë që ka zemëruar shumë zyrtarë të lartë të kësaj organizate dhe po ashtu familja e Omarit nuk e ka mirëpritur zgjedhjen e Mansur në krye të kësaj organizate.

Agha ka thënë në deklaratë se lideri i ri i talibanëve “duhet të emërohet para muxhahedinëve të guximshëm”.

Zëdhënësi i talibanëve Zabihullah Mujahid ka thënë se nuk mund ta konfirmojë se nëse kjo deklartë është lëshuara nga Agha.

XS
SM
MD
LG