Ndërlidhjet

Misteri i MH370 “gati të zgjidhet”


Ilustrim
Ilustrim

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, ka thënë se “misteri” i fluturimit MH370 është gati të zgjidhet, pasi autoritetet e Malajzisë kanë deklaruar se një segment avioni që është gjetur javën e kaluar në Oqeanin Indian, i përket avionit të kompanisë Malaysia Airlines, i cili është zhdukur pa gjurmë në mars të vitit 2014.

Megjithatë, hetuesit nuk e kanë konfirmuar ende këtë lidhje, duke thënë vetëm se ajo është shumë e mundur.

Analizat po kryhen në Paris, ku janë thirrur edhe ekspertë nga Malajzia dhe Australia.

Aeroplani ka qenë duke udhëtuar nga Kuala Lampuri për në Pekin më 8 mars të vitit 2014, kur është zhdukur nga radari.

Ai ka pasur 239 njerëz në bord.

XS
SM
MD
LG