Ndërlidhjet

Shpërthim në Rripin e Gazës, 4 të vdekur


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Një shpërthim ka vrarë 4 palestinezë dhe ka plagosur 30 të tjerë, në jug të Gazës në qytetin Rafah, i cili gjendet pranë kufirit me Egjiptin, njoftojnë zyrtarë shëndetësorë, raporton Reuters.

Mediat e grupit islamist Hamas, të cilët kontrollojnë Rripin e Gazës, për këtë shpërthim ia kanë vënë fajin një rakete izraelite, e cila kishte mbetur e pashpërthyer që nga lufta e vitit të kaluar.

Ministria e Brendshme e Hamanist ka thënë se është duke hetuar për shkaqet e shpërthimit, i cili ka shkatërruar shtëpinë e anëtarit të Hamasit, Ayman Abu Nqeira.

Nga shpërthimi Nqeria është plagosur ndërkaq djali i tij dhe tre anëtarë të familjes i janë vrarë, thonë dëshmitarët.

XS
SM
MD
LG