Ndërlidhjet

Janë gjetur më tepër mbetje të aeroplanit të zhdukur


Gjetja e një pjese që mendohet se ishte e aeroplanit të zhdukur të Malajzisë
Gjetja e një pjese që mendohet se ishte e aeroplanit të zhdukur të Malajzisë

Ministri i transportit i Malajzisë, Liow Tiong Lai, tha se janë gjetur më tepër mbetje të aeroplanit të udhëtarëve, MH370, që ishte zhdukur më 8 mars të vitit të kaluar.

Ky zyrtar i Malajzisë, po ashtu, mbrëmë ka thënë se mbetet të shihet nëse këto pjesë që janë gjetur në një ujdhesë të Oqeanit Indian, ishin mbetje të aeroplanit të zhdukur.

“Ato janë pjesë të vogla, por mbetjet nuk mund të verifikohen nëse i takojnë fluturimit MH370, kjo duhet të verifikohet nga autoritetet franceze”, tha ministri Lai.

Zhdukja e këtij aeroplani, në të cilin ishin 239 vetë, ka krijuar misterin më të madh në histori të aviacionit dhe për gjetjen e tij po zhvillohet kërkim i përmasave të mëdha.

XS
SM
MD
LG