Ndërlidhjet

MH370: Franca nis kërkime në Oqeanin Indian


Ishulli Reunion në Oqeanin Indian
Ishulli Reunion në Oqeanin Indian

Franca ka nisur kërkime ajrore, tokësore dhe detare në dhe përreth ishullit Reunuion në Oqeanin Indian, në përpjkekje për të gjetur më shumë pjesë që mund t’i përkasin aeroplanit malajzian, të zhdukur qysh në mars të vitit 2014.

Malajzia ka thënë se një pjesë e krahut, e gjetur javën e kaluar në këtë zonë, i përket aeroplanit të zhdukur.

Por, hetuesit francezë nuk e kanë konfirmuar ende këtë lidhje.

Aeroplani i kompanisë Malaysia Airlines ka qenë duke udhëtuar nga Kuala Lampuri për në Pekin kur është zhdukur nga radari. Fluturimi MH370 ka pasur 239 njerëz në bord.

XS
SM
MD
LG