Ndërlidhjet

Miratohet rezoluta për sulmet me armë kimike në Siri


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, unanimisht ka miratuar rezolutën, i cili ka për qëllim të identifikojë personat përgjegjës, të cilët kanë përdorur armë kimike në sulmet në Siri.

Votimi në OKB erdhi dy ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Joh Kerry dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, arritën marrëveshje mbi tekstin e rezolutës.

Rezoluta bën thirrje për krijimin e një paneli të OKB-së, e cila për detyrë do të ketë identifikimin e personave që qëndrojnë prapra sulmeve vdekjeprurëse me gaz në Siri.

Perëndimi ka fajësuar regjimin e presidentit sirian Bashar a-Assad për këto sulme.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, ka mandat për të kryer një mision fakt-mbledhës, në mënyrë që të përcaktohet se nëse ka pasur sulme me armë kimike në Siri.

XS
SM
MD
LG