Ndërlidhjet

Artistja ukrainase krijon me fishekë portretin e Putinit


Portreti i Putinit me fishekë
Portreti i Putinit me fishekë

Një artiste nga Ukraina ka përdorur 5,000 fishekë të shpenzuar për të krijuar një portret të presidentit rus, Vladimir Putin, të titulluar “Fytyra e luftës”.

Vepra e Daria Marchenkos është një përshkrim real i Putinit, me një kostum të errët dhe kravatë të kuqe.

Ajo është më shumë se dy metra e gjatë dhe dominon studion e artistes.

“Të filja në të njëjtën dhomë me të, ka qenë pak e frikshme në fillim, por tani jam mësuar”, ka thënë Marchenko.

Fishekët, kryesisht nga armët Kalashnikov, janë mbledhur nga vullnetarë pranë aeroportit të Donjeckut në lindje të Ukrainës dhe fushëbeteja të tjera në Donbas.

XS
SM
MD
LG