Ndërlidhjet

12 të vrarë në Mali - mes tyre edhe shtetas të huaj


Mali - foto arkivi
Mali - foto arkivi

Së paku 12 persona raportohet se janë vrarë, përfshirë sulmues dhe ushtarë të Malit, pasi militantët e dyshuar islamistë kanë rrethuar një hotel në qytetin Sevare për disa orë.

Katër punëtorë të Kombeve të Bashkuara i kanë mbijetuar rrethimit, por së paku katër shtetas të tjerë të huaj dyshohet se janë vrarë në dhe përreth hotelit Byblos.

Personat e armatosur kanë hyrë në hotel pasi kanë sulmuar një bazë ushtarake aty pranë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.

Mali është duke luftuar rebelët islamikë në veri që disa vite.

Dy shtetas të Afrikës së Jugut, një ukrainas dhe një rus thuhet se janë liruar nga hoteli, i cili frekuentohet shumë nga punonjësit e Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG