Ndërlidhjet

Thaçi i përgjigjet planit të Vuçiqit për "përkujtimin e viktimave"


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, i është përgjigjur kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka paralajmëruar se në konferencën e ardhshme për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, do të propozojë që të caktohet një ditë e përbashkët e përkujtimit të viktimave në konfliktin në ish-Jugosllavi.

"Pretendimi i lidershipit serb për relativizimin dhe rishkrimin e historisë dhe barazimin e atyre që nxitën, organizuan dhe kryen gjenocid me ata që u mbrojtën në vendin e vet, nuk është njerëzore dhe nuk i shërben pajtimit. Pajtimi duhet t'i shërbejë së ardhmes dhe jo politikës ditore e spektakleve mediale", ka thënë Thaçi përmes një postimi në Facebook.

XS
SM
MD
LG