Ndërlidhjet

Vdes gazetari i rrahur azerbajxhanas


Rasim Aliyev
Rasim Aliyev

Një gazetar nga Azerbajxhani, i cili dyshohet se është sulmuar dhe rrahur nga mbështetës të një futbollisti lokal, ka vdekur nga plagët.

Gazetari Rasim Aliyev ka vdekur në një spital të Bakusë, të dielën, pasi është rrahur një ditë më herët, kanë thënë të afërmit e tij.

Ata besojnë se sulmi është kryer nga mbështetës të futbollistit Javid Huseynov, për shkak të kritikave që Aliyev ka shkruar për të, në faqen e tij të Facebook-ut.

Huseynov nuk e ka komentuar incidentin.

Lëvizja ndërkombëtare Sport për të Drejta ka dënuar sulmin dhe u ka bërë thirrje autoriteteve që “të kryejnë hetime të plota dhe transparente” të vrasjes së Aliyevit.

XS
SM
MD
LG