Ndërlidhjet

Qytetarë serbë protestojnë dhe kërkojnë lirimin e Oliver Ivanoviqit


Oliver Ivanoviq, foto nga arkivi
Oliver Ivanoviq, foto nga arkivi

Një grup i përkrahësve të politikanit serb, Oliver Ivanoviq kanë protestuar sot para selisë së misionit të Bashkimit Evropian në Kosovës për Sundim të Ligjit – EULEX në veri të Mitrovicës duke kërkuar lirimin e tij nga burgu.

Qytetarët e tubuar, të komunitetit serb, kanë kërkuar lirimin e Ivanoviqit, të cilit së fundit i është zgjatur paraburgimi deri në muajin tetor, duke besuar se ai po mbahet padrejtësisht në burg në kuadër të një procesi gjyqësor ndaj tij i cili e ngarkon atë me akuzat për krime të luftës të kryera ndaj civilëve shqiptar gjatë viteve 1999 dhe 2000.

Një protestë e ngjashme më pas është organizuar edhe para selisë së EULEX-it në Prishtinë, ndonëse me një pjesëmarrje më të vogël të qytetarëve serb.

Në protestën në Prishtinë, mediat kanë raportuar se kishte kryesisht familjarë të Ivanoviqit dhe një pjesë e tyre gazetarë të ndryshëm serbë.

Protestat në Mitrovicë dhe Prishtinë kanë përfunduar qetë dhe pa incidente.

XS
SM
MD
LG