Ndërlidhjet

Baku: Policia ndalon të dyshuar për vdekjen e gazetarit


Gazetari Rasim Aliyev, vdiq në spital, një ditë pasi u sulmua nga disa persona
Gazetari Rasim Aliyev, vdiq në spital, një ditë pasi u sulmua nga disa persona

Policia në Azerbajxhan kanë ndaluar disa burra, të cilët dyshohen se kanë rrahur një gazetar, i cili më pas ka vdekur në spital.

Mediat në Azerbajxhan citojnë një burim brenda policisë në Baku, të ketë thënë se njëri prej të ndaluarve është Elsan (el-SHAN) Ismayilov, i cili është kushëri i futbollistit të njhohur të ekipit Qabala, Cavid Huseynov.

Gazetari Rasim Aliyev, 30 vjeçar, vdiq në një spital në Baku më 9 gusht, pasi ishte rrahur një ditë më parë.

Aliyev teksa ishte në spital ka deklaruar se ai ishte sulmuar nga mbështetësit e Huseynov, pasi ai kishte kritikuar futbollistin përmes një postimi në Facebook.

Klubi futbollistik Qabala ka thënë sot se Huseynov është suspenduar derisa hetimet për këtë rast të mbarojnë.

Futbollisti Huseynov, më 9 gusht përmes një deklarate për media, ka thënë se ai nuk ka ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj gazetarit.

XS
SM
MD
LG