Ndërlidhjet

SHBA: Akuzohet një person për mbështetje të IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët federalë thonë se një njeri dëshironte që të formonte një ushtri të vogël, e cila do të luftonte për grupin militant Shteti Islamik.

Nader Saadeh është akuzuar për tentim për të siguruar material mbështetëse për grupin terrorist.

Saadeh, 20 vjeçar, banor i Rutherford do të paraqitet sot në Gjykatën në Newark, në New Jersey.

Arrestimi i tij vjen disa javë pasi autoritetet arrestuan vëllain e tij 23 vjeçar Alaa dhe Samuel Rahamin Topaz, 21 vjeçar, për të njëjtat akuza.

Autoritetet thonë se Nader Saadeh kishte udhëtuar në muajin maj në Lindje të Mesme për t’iu bashkuar grupit militant Shteti Islamik.

Ai përballet me disa dekada burg, nëse gjendet fajtor për akuzat.

Në mes të viteve 2012-2013, Saadeh pretendohet se ka shprehur urrejtjen kundër Shteteve të Bashkuara dhe përmes mesazheve elektronike ka shprehur dëshirën për të krijuar një ushtri të vogël.

Pasi lideri i Shtetit Islamik ka deklaruar themelimin e kaliftatit në Siri dhe Irak në korrik të vitit 2014, autoritetet thonë se Saadeh ka postuar fotografi të flamurit të grupit militant në llogarinëe tij në Faceebook.

XS
SM
MD
LG