Ndërlidhjet

Vendimi për gazetarin e WP-së, brenda një jave


Jason Rezaian
Jason Rezaian

Gazetari i burgosur i gazetës Washington Post do të mësojë për fatin e tij “brenda një jave”, pasi gjyqi i tij sekret në Iran, nën akuzat për spiunim, ka përfunduar më 10 gusht.

Kështu ka bërë të ditur avokati i gazetarit Jason Rezaian.

Gazeta Washington Post ka thënë se gjyqi ka qenë “farsë”.

Rezaian, 39 vjeç, me shtetësi amerikane dhe iraniane, ndodhet në paraburgim në Iran për më shumë se një vit.

Ai akuzohet për “mbledhjen e informatave konfidenciale”, “bashkëpunim me qeveritë armiqësore” dhe “propagandë kundër regjimit”.

Rezaian rrezikon të dënohet me 20 vjet burgim.

XS
SM
MD
LG