Ndërlidhjet

Kerry: Refuzimi i marrëveshjes, dëmton dollarin


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry thotë se dollari mund të bëhet valutë rezervë në botë, nëse Uashingtoni nuk e përkrahë marrëveshjen bërthamore me Iranin.

“Nëse refuzohet marrëveshja atëherë tregoni (aleatëve të Amerikës) se ju duhet tu bindeni rregullave tona dhe sanksioneve gjithsesi. Kjo është një recetë e shpejtë që dollari amerikanë të jetë valutë rezervë e botës”, tha Kerry në një ngjarje të organizuar nga Reuters në Nju Jork.

Kerry ka mbrojtur marrëveshjen bërthamore të arritur me Teheranin muajin e kaluar. Ai tha se në marrëveshje shprehimisht thuhet se “Iran nuk mund të ketë asnjëherë armë bërthamore” dhe se “asnjëherë nuk do të mundohet të krijojë një të tillë”.

“Kjo marrëveshje është e mirë”, tha Kerry.

Sipas marrëveshjes së arritur në Vjenë, Republika Islamike do të frenojë programin e saj bërthamorë në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

Kongresi amerikan pritet që në shtator të votojë pro ose kundër marrëveshjes. Përfaqësuesit e Partisë Republikane kanë deklaruar se kanë vota të mjaftueshme për të refuzuar marrëveshjen.

Sekretari Kerry tha se nëse Uashingtoni largohet nga marrëveshja “ne do të humbim moralisht”.

“Ne do ta lëmë pastaj Iranin të lirë, që të vazhdojë me programin e saj bërthamor, pa kufizime, pa inspektime, pa e ditur se çfarë po bëjnë”, tha sekretari Kerry.

XS
SM
MD
LG