Ndërlidhjet

Clinton ia dorëzon emailin e saj FBI-së


Hillary Clinton
Hillary Clinton

Hillary Rodham Clinton më 11 gusht ia ka dorëzuar serverin e postës së saj personale elektronike FBI-së, të cilën ajo e kishte përdorur derisa ishte Sekretare e Shtetit.

Kjo gjë ishte kërkuar qe disa muaj nga republikanët në Kongresin amerikan.

Vendimi që hetimet të vazhdojnë për emailin që kishte përdorur Clinton, vjen në kohën kur ajo ka shpallur kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

FBI-ja dhe Kongresi janë duke hetuar nëse informacione të klasifkuara janë dërguar nga emaili personal i Clinton.

Zëdhënësi i fushatës së Clinton, Nick Merrill tha se ajo “u zotua të bashkëpunojë në hetimin qeveritar, dhe nëse ka pyetje të tjera, ajo do të përgjigjet”.

Clinton më herët kishte refuzuar kërkesën e republikanëve që të dorëzojë serverin.

Ky vendim i saj vjen pasi Departamenti i Shtetit tha se komuniteti i inteligjencës rekomandon se pjesë të postës së saj elektronike mund t’iu vendoset statusi top sekret.

XS
SM
MD
LG