Ndërlidhjet

Stërvitjet e NATO-s dhe Rusisë mund të rrisin tensionet


Avion ushtarak rus, foto nga arkivi
Avion ushtarak rus, foto nga arkivi

Drejtori i organizatës Leadership Network, Ian Kearns, ka thënë se loja e luftës “është duke kontribuar në klimën e mosbesimit” dhe me raste është bërë “pikë qendrore në disa takime në mes të NATO-s dhe ushtrive ruse”.

Kjo organizatë ka bërë një studim të detajuar lidhur me ushtrimet në rritje të trupave të NATO-s dhe të Rusisë, që këtë vit janë mbajtur.

Kearns thotë se ka gjetur shenja se “Rusia është duke u përgatitur për konflikt me NATO-n dhe NATO është duke u përgatitur për konflikt të mundshëm me Rusinë”.

Këto ushtrime sipas tij, mund të rrisin rrezikun “ e një takimi ushtarak të rrezikshëm”.

Studimi thotë se NATO ka planifkuar që të kryejë 270 ushtrime këtë vitë, ndërsa Rusia ka njoftuar se do të bëjë 4,000 ushtrime në të gjitha nivelet.

Studimi rekomandon që NATO dhe Rusia duhet të kenë komunikim më të mirë, lidhur me ushtrimet e tyre ushtarake, në mënyrë që të evitohet rreziku i incidenteve. Gjithashtu rekomandohet zvogëlimi i ushtrimeve në zonat kufitare.

Kjo organizatë ka ofruar disa ide në mënyrë që tensionet të ulen, duke përshirë edhe që qeveritë të shqyrtojnë nevojën e zvogëlimit të organizimit të stërvitjeve të mëdha ushtarake në të ardhmen.

“Historia është e mbushur me shembuj të liderëve të cilët mendojnë se mund të mbajnë nën kontroll ngjarjet por ngjarjet kanë zakon që të arrijnë momentumin dhe dinamikën e tyre”, tha Kearns.

XS
SM
MD
LG