Kirgizia është bërë anëtare me të drejta të plota të Unionit Ekonomik të Euroazisë (UEE), i cili udhëhiqet nga Rusia.
Anëtarësimi i Kirgizisë është bërë pasi shteti zyrtarisht ka hequr kontrollet doganore në kufirin me Kazakistanin.
Kontrollet doganore në 8 pika doganore në kufrin Kirgizi-Kazakistan janë hequr sot.
Kirgizia është anëtari i pestë i UEE-së.
Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani nënshrkuan traktatin e UEE-së në maj të vitit 2014. Armenia iu bashkua këtij grupi në dhjetor të po atij viti.