Ndërlidhjet

Bagdad: Nga sulmi masiv me bombë – 54 vetë të vrarë


Pamje pas njjë sulmi të mëparshëm me bombë në lagjen shiite Sadr City në Bagdad
Pamje pas njjë sulmi të mëparshëm me bombë në lagjen shiite Sadr City në Bagdad

Zyrtarët irakianë thonë se nga një sulm masiv me kamion – bombë në një treg të ushqimit në kryeqytetin Bagdad, janë vrarë së paku 54 vetë dhe 86 të tjerë janë plagosur.

Kamioni me eksploziv ka shpërthyer sot në mëngjes në tregun Xhamila, në lagjen Sadr City, që është kryesisht e banuar me popullatë shumicë myslimane shiite.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë eksplodim, por ekstremistët sunitë të grupit militant, Shteti Islamik, shpeshherë kanë ndërmarrë sulme të ngjashme, në lagjet e banuara me popullatë shumicë shiite në Bagdad.

XS
SM
MD
LG