Ndërlidhjet

Odierno: SHBA ta shqyrtoj forcimin e trupave të Irakut


Raymond Odierno
Raymond Odierno

Lufta kundër militantëve të Shtetit Islamik është në një rrugë pa krye dhe nëse ushtria e Shteteve të Bashkuara nuk sheh progres gjatë muajve të ardhshëm, ajo duhet ta shqyrtoj mundësinë e forcimit të trupave irakiane me ushtarë amerikanë, tha shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Raymond Odierno, mbrëmë vonë në Pentagon.

“Mendoj se ky është një opsion që ne duhet ta propozojmë te presidenti”, tha gjenerali Odierno, i cili pensionohet më 14 gusht.

Gjatë konferencës së tij lamtumirëse me gazetarë, ai gjërësisht ka folur për Irakun dhe për frustrimet e tij si komandant, i cili i ka kaluar tri periudha në këtë vend, dhe ka parë vetëm zhytje në kaos.

Duke u shprehur lidhur me sugjerimet e kandidatëve republikanë presidencialë, se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin aksion më agresiv ushtarak në Irak, Odierno tha se zgjidhja qëndron në reformat politike dhe ekonomike.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara me gjasë mund të shkojnë në Irak me forcë të mjaftueshme për ta mposhtur grupin militant, Shteti Islamik, por suksesi nuk do të zgjaste.

“Ne me gjasë do të jemi përsëri këtu ku ne jemi sot pas gjashtë muajsh”, tha Odierno, dhe ka shtuar se “absolutisht besoj se rajoni duhet ta zgjidhë këtë problem, pasi Shtetet e Bashkuara nuk mund ta zgjidhin këtë problem për rajonin”.

XS
SM
MD
LG