Ndërlidhjet

Rusi: Sanksione kundër katër shteteve, përfshirë Shqipërinë


Dmitry Medvedev
Dmitry Medvedev

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, tha sot se edhe kundër katër shteteve të tjera është urdhëruar ndalesë e importit të ushqimeve.

Këto katër vende janë Shqipëria, Mali i Zi, Islanda dhe Lihtenshtajni.

Zoti Medvedev, po ashtu, i është kërcënuar Ukrainës se prodhimet e saj do të përfshihen në listën e zezë ruse, nëse Kievi i implementon disa pjesë ekonomike të Marrëveshjes së Asocimit me Bashkimin Evropian.

Më herët, Rusia e ka ndaluar importin e prodhimeve ushqimore nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia dhe Bashkimi Evropian.

Këto masa janë zbatuar si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës, në mars të vitit të kalaur, dhe për mbështetjen e Moskës për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG