Ndërlidhjet

Sulmuesi në Ikea përballej me dëbim nga Suedia


Vasteras, 10 gusht 2015.
Vasteras, 10 gusht 2015.

I dyshuari kryesor për vrasjen e dy njerëzve në një dyqan të mobiljeve Ikea në Suedi, është përballur me dëbim të pashmangshëm.

Shtetasi i Eritresë, 35 vjeç, ka pasur një takim për statusin e tij të azilit, vetëm disa orë para se të kryente sulmin me thikë, ka bërë të ditur Agjencia për Migracion e Suedisë.

Në sulmin e së hënës në qytetin Vasteras janë vrarë dy persona.

Policia ka thënë se motivet e sulmit me thikë janë ta paqarta, por nuk beson se prapa tij fshihen motive politike.

Një i dyshuar i dytë po ashtu është paraburgosur.

XS
SM
MD
LG