Ndërlidhjet

Ministri gjerman: Azilkërkuesit nga Ballkani, “turp për Evropën”


Thomas de Maiziere
Thomas de Maiziere

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ka thënë se është “i papranueshëm” fakti se 40 përqind e azilkërkuesve në vendin e tij, vijnë nga Ballkani.

Maiziere ka thënë se ky është një “turp për Evropën”.

Ai po ashtu ka dënuar protestat kundër të huajve dhe krimet e urrejtjes, të shkaktuara nga fluksi i migrantëve, duke i cilësuar ato si “të papranueshme, të pakuptueshme dhe të padenja” për Gjermaninë.

Gjermania, vendi më i populluar i Bashkimit Evropian, po lufton për akomodimin e azilkërkuesve nga zonat e luftës, siç është Siria, por edhe nga vendet pa konflikte ushtarake në juglindje të Evropës, përfshirë Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë.

XS
SM
MD
LG