Ndërlidhjet

Mourinhos s’i vjen keq për kritikat ndaj mjekes


Jose Mourinho - foto arkivi
Jose Mourinho - foto arkivi

Trajneri i Chelsea-it, Jose Mourinho, ka qëndruar prapa kritikave të tij për stafin mjekësor të klubit.

Mjekja Eva Carneiro dhe fizioterapisti Jon Fearn janë kritikuar nga Mourinho, pasi ata e kanë lënë ekipin e tij me nëntë lojtarë, në ndeshjen kundër Swansea-s, duke mjekuar lojtarin Eden Hazard.

Carneiro dhe Fearn nuk do të jenë në bankë në ndeshjen e së dielës në Mançester Siti, por Mourinho nuk e ka përjashtuar mundësinë e kthimit të tyre.

Ai është takuar me stafin e tij mjekësor të enjten dhe ka thënë se me të ka “marrëdhënie të mira”.

“Jon Fearn dhe dr Carneiro nuk do të jenë në bankë. Por, kjo nuk do të thotë se nuk do të jenë në të ardhmen. Është vendim i imi”, ka thënë Mourinho, transmeton BBC.

I pyetur nëse i vjen keq për “shpërthimin” e tij, Mourinho ka thënë se ka një “marrëdhënie të hapur” me stafin e tij mjekësor që është “e hapur për mosmarrëveshje”.

XS
SM
MD
LG