Ndërlidhjet

Rusi: Rrëzohet një helikopter, 5 të zhdukur


Foto ilustrim
Foto ilustrim

Hetuesit rusë thonë se një helikopter është rrëzuar në detin Okhotsk, në lindjen e largët. Pesë nga 16 pasagjerët e kësaj anije janë të zhdukur dhe konsiderohen të vdekur.

Sipas agjencisë Interfax, piloti ka telefonuar me telefon satelitor dhe ka thënë se ai dhe 10 persona të tjerë, kanë arritur në gadishullin Tugur, që është një qendër turistike.

Helikopteri i tipit Mi-8 ishte nisur nga fshati Polina Osipenko në rajonin Khabarovsk dhe do të duhej të ateronte afër liqenit në gadishullin Tugur.

Akoma nuk dihet shkaku i rëzimit të helikopterit.

XS
SM
MD
LG