Ndërlidhjet

Jep dorëheqje ministri pakistanez


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Një ministër në qeverinë e Pakistanit ka dhënë dorëheqje, pasi akuzoi ish-shefin e inteligjencës se kishte tentuar të organizontegusht-shtet.

Mushahid Ullah Khan, ministër për ambient, dha një intervistë për BBC më 14 guisht lidhur me protestat e dhunshme në Islamabad në vitin 2014 të udhëhequra nga lideri i opozitës Imran Khan dhe kleriku Tahir ul-Qadri.

Khan i tha BBC-së se ish-shefi i shërbimit të inteligjencës, gjenerali Zaheer-ul-Islam qëndronte pas protestave të dhunshme anti-qeveriare, ku u vranë 3 vetë dhe u plagosën më shumë se 500 të tjerë.

Ministri i Informacionit Pervez Rashid tha se sot ai ka pranuar dorëheqjen e Khan .

Ushtria pakistaneze mohoi këto pretendime dhe qeveria tha se nuk ishte në dijeni për një komplot të tillë.

XS
SM
MD
LG