Ndërlidhjet

Forcat pro-qeveritare jemenase avancojnë një jug


Trupat qeveritare jemenase, foto nga arkivi
Trupat qeveritare jemenase, foto nga arkivi

Forcat pro-qeveritare në Jemen kanë marrë kontrollin e një province në jug të vendit.

Marrja nën kontroll e Shabwah zgjeron territorin e kontrolluar nga qeveria kundër rebelëve huthi, të cilët mbështeten nga Irani dhe që momentalisht kontrollojnë kryeqytetin Sanaa.

Forcat pro-qeveritare mbështeten nga koalicioni i vendeve të Gjirit, të cilët po kryejnë sulme ajrore kundër pozicioneve të rebelëve huthi dhe i kanë pajisur me armatim të rënd forcat pro-qeveritare.

Në jug, forcat jemenase muajin e kaluar kanë nisur një ofenzivë kundër rebelëve, duke i detyruar ata të largohen nga qyteti Aden në mes të muajin korrik.

Më vonë, forcat pro-qeveritare rimorrën kontrollin edhe të provincave Daleh, Lahj dhe Abyan.

XS
SM
MD
LG