Ndërlidhjet

Turqi: Vriten tre ushtarë dhe një polic


Policia turke, foto nga arkivi

Tre ushtarë dhe një zyrtar policor janë vrarë në lindje të Turqisë në një sulm të kryer nga anëtarët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), thotë ushtria turke.

Ushtarët u vranë pasi një bomb me telekomand shpërtheu në një rrugë në qarkun Karliova, kur kaloi konvoji i ushtrisë në provincën lindore Bingol.

Në këtë sulm u plagosën edhe 6 ushtarë të tjerë.

Një zyrtar policor u vra nga militantët e PPK-së, në rajonin Hakkari, ku policia ishte duke mbyllur disa llogore të hapura nga rebelët.

Militantët e PPK-së kanë sulmuar për çdo ditë forcat qeveritare, që prej se Turqia filloi sulmet ajrore kundër kampeve të PPK-së në veri të Irakut më 25 korrik.

Turqia gjithashtu është duke sulmuar militantët e Shtetit Islamik në Siri.

XS
SM
MD
LG