Ndërlidhjet

Turqi: Në luftime vritet një ushtar dhe 3 luftëtarë kurdë


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Një ushtar turk dhe tre luftëtarë kurdë janë vrarë në luftimet në lindje të Turqisë.

Zyrtarët kanë njoftuar se luftimet që kanë filluar sot në zonën rurale të provincës Kars, në mes të forcave të sigurisë së Turqisë dhe luftëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).

Në këto luftime raportohet se edhe një ushtar turk është plagosur.

Luftimet në mes të luftëtarëve të PPK-së dhe forcave të sigurisë së Turqisë po ndodhin për çdo ditë, që prej se qeveria turke filloi fushatën ajrore kundër kampeve të rebelëve në veri të Irakut më 25 korrik, që i dha fund armëpushimit 2 vjeçar.

Më 15 gusht është shënuar 31 vjetori i konfliktit kurd, në të cilin janë vrarë më shumë se 40,000 njerëz.

XS
SM
MD
LG