Ndërlidhjet

Toyota dhe John Deere pezullojnë punën në Tianjin të Kinës


Tianjin, Kinë
Tianjin, Kinë

Prodhuesit e makinave Toyota dhe John Deere kanë thënë se kanë pezulluar punën pranë qytetit Tianjin të Kinës, ku disa shpërthime të fuqishme, javën e kaluar, kanë vrarë mbi 100 njerëz.

Linjat e prodhimit të Toyota-s do të jenë të mbyllura deri të mëkurën, ndërsa John Deere ka ndaluar punën për kohë të pacaktuar.

Në zonën ku kanë ndodhur shpërthimet janë lëshuar këshilla për evakuim, pasi dyshohet se hapësira është e ndotur me kemikate shumë toksike.

Toyota ka thënë se mbi 50 anëtarë të stafit të saj janë plagosur.

Së paku 114 njerëz kanë vdekur nga shpërthimet dhe mbi 700 janë plagosur, kanë bërë të ditur zyrtarët të dielën.

XS
SM
MD
LG