Ndërlidhjet

Koalicioni kryen 18 sulme në Siri dhe Irak


Siri, foto nga arkivi
Siri, foto nga arkivi

Koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka kryer 13 sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak.

Ndërkaq në Siri janë kryer 5 sulme ajrore, thuhet në deklaratën për media të koalicionit.

Dy sulme pranë Baiji në Irak kanë shkatërruar 9 makina të militantëve të Shtetit Islamik, 7 ndërtesa dhe 3 mjete shpërthyese, njofton Task Forca e Përbashkët.

Sulmet e fundit në Baiji ku ndodhet një rafineri e naftës, si dhe përparimi i forcave të sigurisë së Irakut kanë pasur ndikim “shkatërrues” për Shtetin Islamik, duke iu pamundësuar lëvizjen dhe u ka shkaktuar “humbje të mëdha të personelit”, ka thënë Kevin Killea, shef i stafit të Task Forcës.

Në Siri, sulmet kanë pasur për cak militantët e Shtetit Islamik afër qyteteve Al Hasakah, Aleppo dhe Kobani.

XS
SM
MD
LG