Ndërlidhjet

OKB miraton deklaratën për bisedimet e paqes në Siri


Këshilli i Sigurimit i OKB-së
Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Këshilli i Sigurimi i OKB-së ka miratuar njëzëri deklaratën që të shtyjë përpara bisedimet e paqes në Siri.

Kjo është deklarata e parë e OKB-së, në këto dy vjetët e fundit për Sirinë.

Draft-deklarata e Francës ka qenë duke u negociuar që prej se i dërguari i posaçëm i OKB-së, Staffan de Mistuar ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me bisedimet e paqes në Këshill muajin e kaluar.

Bisedimet e paqes, që pritet të fillojnë në shtator, do të krijojnë 4 grupe punuese për të adresuar çështjet e sigurisë, mbrojtjes, kundërterorizmit dhe çështjet politike.

Procesi i paqes përfshinë “themelimin e një qeverie tranzitore e cila do të ketë kompetenca ekzekutive. Kjo qeveriduhet të ndërtojë një konsensus dhe që do të sigurojë vazhdimësinë e punës së institucioneve qeverisëse”.

Në deklaratën e miratuar nuk është përmendur qartësisht e ardhmja e presidentit Bashar Al-Assadm por qeveritë perëndimore e kanë bërë të qartë se ky tranzicion do të thotë largimin e Assadit nga pushteti.

XS
SM
MD
LG