Ndërlidhjet

Rusët dyshohen se kanë vjedhur të dhënat e taksapaguesve


Ilustrim
Ilustrim

Një kompjuter i sofistikuar në Rusi, ka arritur të qaset në mijëra dokumente të taksapaguesve amerikanë .

Informacione të ndjeshme lidhur me taksat janë vjedhur nga afro 220,000 njerëz në faqen e Shërbimit për të Ardhurat e Brendshme, me qëllim të përdorimit të identiteteve të vjedhura për të kërkuar rimbursime të rrejshme tatimore.

Kjo gjë dyfishon numrin e këtij sulmi kibernetik, i cili arrinë në 334,000.

Hajdutët kishin hyrë në këtë faqe përmes një sistemi të quajtur “Get Transcript”, ku taksapaguesit mund të marrin të dhënat e taksave të vitit të kaluar. Për të hyrë në këtë faqe, sulmuesit kanë evituar masat e sigurisë- gjë për të cilën kërkohet njohuri e mirë për taksapaguesit-, më pas kanë fshirë numrat e sigurimeve sociale, datat e lindjes dhe të dhënat e tjera.

Shërbimi për për të Ardhurat e Brendshme beson se tashmë sulmuesit janë pajisur me të dhëna të rëndësishme personale.

Nuk është e qartë akoma se sa para mund të humben nga ky sulm bibernetik por kjo faqe e taksave kishte paguar 5.8 miliardë dollarë për të rikthyer paratë e humbura nga një sulm i ngjashëm në vitin 2013.

XS
SM
MD
LG