Ndërlidhjet

Rusi: Shefi i hekurudhave kandidon për deputet


Vladimir Yakunin
Vladimir Yakunin

Vladimir Yakunin, shef i hekurudhave në Rusi dhe një njeri i afërt me presidentin rus Vladimir Putin, ka thënë se do të largohet nga kompania shtetërore e hekurudhave.

Ky njoftim vjen pasi ai është nominuar për deputet të Dhomës së Lartë të Parlamentit rus.

Yakunin, i cili konsiderohet njeri i afërt me Putinin, citohet të ketë thënë se ai ka ndërmend të largohet nga kompania për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen më 13 shtator për enklavën Kaliningrad të Rusisë.

“Po është e vërtetë. Pas zgjedhjeve unë planifikojë të largohem nga posti”, ka thënë Yakunin, raportojnë mediat ruse.

Më herët , Komisioni i Zgjedhjeve ën Kaliningrad ka thënë se guverantori aktual i këtij rajoni, Nikolai Tsukanov, e ka nominuar Yakunin dhe dy kandidatë të tjerë, si përfaqësues të enklavës në cilësinë e senatorit në Këshillin Federal të Rusisë.

XS
SM
MD
LG