Ndërlidhjet

Poroshenko së shpejti në Bruksel për bisedime për armëpushim


Petro Poroshenko në zyrën e tij
Petro Poroshenko në zyrën e tij

Komisioni Evropian ka njoftuar sot se presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, gjatë dy javëve të ardhshme planifikon ta vizitoj Brukselin për të diskutuar për rritjen e dhunës në pjesën lindore të Ukrainës, që e ka rrezikuar marrëveshjen për armëpushim ndërmjet separatistëve prorusë dhe forcave të qeverisë së Ukrainës.

Përleshjet ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve afër qytetit-port Mariupol në Ukrainë, i kanë shtuar shqetësimet se marrëveshja e armëpushimit, e arritur në muajin shkurt në Minsk të Bjellorusisë, mund të shkatërrohet tërësisht.

Parashihej që kjo marrëveshje të implementohej deri në fund të vitit 2015.

Monitoruesit e Organizatës për Siguri dhe Baskëpunim në Evropë (OSBE) i kanë akuzuar të dy palët për shkelje të marrëveshjes.

XS
SM
MD
LG