Ndërlidhjet

Itali: Arrestohen 8 vetë të dyshuar për tragjedinë e imigrantëve


Imigrantët që kanë arritur më herët këtë vit në Katanja të Italisë
Imigrantët që kanë arritur më herët këtë vit në Katanja të Italisë

Autoritetet e Italisë sot kanë njoftuar për arrestimin e tetë personave të dyshuar për trafikim të njerëzve, që fajlësohen për vdekjen e 49 imigrantëve të bllokuar brenda një anijeje të tejngarkuar peshkatare gjatë fundjavës.

Prokurori italian në Katanja, Michelangelo Patane, tha sot se kapiten i anijes ishte një maroken, ndërsa 7 persona të tjerë, katër libianë, dy marokenë dhe një i ri sirian, kanë përdorë dhunë për ta mbajtur rendin në anije. Sipas tij, të gjithë ata janë të arrestuar, raportojnë agjencitë e lajmeve.

Ata ishin identifikuar nga të mbijetuarit e fundosjes, pasi të gjithë ata ishin sjellur në Katanja në Sicili, gjatë ditës së djeshme.

Prokurori Patane ka thënë se ajri nën kuvertë të anijes ishte i rëndë për shkak të numri të madh të njerëzve dhe tymit të makinës, ndërsa kontrabanduesit i qëllonin ata që përpiqeshin të dilnin në kuvertë me rripa në kokë, “duke i parandaluar ata që të kenë ndonjë gjasë për të mbijetuar”.

Autoritetet thanë se i kanë identifikuar edhe 116 marokenë, në mesin e 360 udhëtarëve, të cilët do të dëbohen dhe kthehen në Marok.

XS
SM
MD
LG