Ndërlidhjet

Dhjetëra ekspertë e mbështesin marrëveshjen atomike me Iranin


Pamje nga sateliti e kompleksit atomik iranian në vendin Parçin
Pamje nga sateliti e kompleksit atomik iranian në vendin Parçin

Shtatëdhjetë ekspertë të moszgjerimit atomik e kanë nënshkruar një deklaratë, me të cilën shprehin mbështetje për marrëveshjen ndërkombëtare atomike të arritur me Iranin, në muajin korrik.

Në deklaratën e nënshkruar nga Asociacioni i Kontrollit të Armatimit thuhet se marrëveshja ndërmjet 6 fuqive botërore dhe Iranit, që e kufizon programin atomik iranian, në këmbim për zbutje të sanksioneve, është “efektivisht e verifikueshme”.

“Kjo marrëveshje do ta vendos një regjim shumështresor monitorues në gjithë zinxhirin e furnizimit atomik në Iran”, theksohet në deklaratë, e cila është nënshkruar nga disa ish-zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të Kombeve të Bashkuara, që janë marrë me kontrollin e armatimit.

Sipas deklaratës, marrëveshja i plotëson “objektivat kryesore të moszgjerimit dhe të sigurisë”.

Kjo deklaratë është publikuar para votimit të planifikuar gjatë muajit të ardhshëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen e arritur në Vjenë, ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

XS
SM
MD
LG