Ndërlidhjet

Gjermani: Merkel kërkon mbështjetje për Greqinë


Angela Merkel
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po takohet me anëtarë të lartë të partisë së saj për të siguruar mbështetje për një pako tjetër të ndihmës për Greqinë, para se kjo çështje të votohet nesër në parlament.

Agjencia DPA ka raportuar sot se ministri i financave, Wolfgang Schaeuble, anëtar i njohur i partisë së zonjës Merkel, CDU, do të paraqes në Parlamentin e Gjermanisë argumentin e qeverisë për pajtueshmërinë për pakon kreditore prej 86 miliardë eurosh për Greqinë, që mund të ndihmoj për t’i qetësuar disa politikanë, që nuk pajtohen me këtë masë.

Gjermania është kontribuesi i vetëm më i madh për këtë paketë dhe shumë anëtarë të kësaj partie konservatore ishin shprehur skeptikë për pakon e tretë të ndihmës për Greqinë, pasi 60 prej 311 anëtarëve të një organi drejtues të partisë, kishin votuar kundër, muajin e kaluar.

Por, kjo masë mbështetet nga partneri i koalicionit i qeverisë së zonjës Merkel, Partia Socialdemokrate, dhe nga të gjelbërit opozitarë.

XS
SM
MD
LG