Ndërlidhjet

SHBA: Para masakrës në Afganistan, ushtari kishte sjellje të dhunshme


Pamje e skicuar e procesit kundër ushtarit amerikan, Robert Bales, për shkak tlë masakrës në Afganistan
Pamje e skicuar e procesit kundër ushtarit amerikan, Robert Bales, për shkak tlë masakrës në Afganistan

Një ushtar amerikan, i dënuar para dy vitesh për vrasjen e 16 vetëve, përfshirë 6 flëmijë, në Afganistan, ka treguar shenja të sjelljes së dhunshme, por asnjëherë nuk ka pasur paralajmërime se ai ishte i aftë për të kryer krim të tillë, thuhet në një hetim ushtarak të publikuar mbrëmë vonë.

Ushtari Robert Bales, që është i dënuar me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara, e kishte sulmuar një shofer të kamionit në Afganistan, një muaj para vrasjeve të 13 gushtit 2013, kishte përdorë steroide dhe alkool, duke i shkelur rregullat ushtarake dhe ishte përshkruar si “i dehur i zemëruar”.

Por, sjellja problematike nuk ishte “ngritur në nivelin e alarmeve” se ai mund të kryejë mizori të shkallës së gjërë, thuhet në raportin e Komandës Qendrore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG