Ndërlidhjet

SHBA: Tre demokratë të tjerë e mbështesin marrëveshjen atomike


Pamje e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington
Pamje e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington

Tre demokratë të tjerë në Senatin e Shteteve të Bashkuara kanë shpallur se do ta mbështesin marrëveshjen atomike të fuqive botërore me Iranin, duke e rritur në 23 numrin e atyre që e mbështesin marrëveshjen dhe i shtojnë gjasët që presidenti Barack Obama, do të ketë të drejtë t’i bëjë veto përpjekjes së repbulikanëve për ta bllokuar marrëveshjen.

Për ta pasur këtë të drejtë, zotit Obama i duhen së paku 34 vota në Senatin amerikan, që dominohet nga republikanët.

Nga ana tjetër, në Dhomën Përfaqësuese, që po ashtu dominohet nga republikanët, tashmë 48 demokratë janë shprehur në favor të marrëveshjes, ndërsa Obamës i duhen gjithsej 146 vota për të pasur të drejtë të vetos.

Lideri i shumicës në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Mitch McConnell, pardje ka pranuar se Obama “ka gjasë të mëdha për sukses” në sigurimin e mbështetjes së mjaftueshme për ta siguruar të drejtën e vetos kundër përpjekjeve për bllokimin e marrëveshjes.

XS
SM
MD
LG