Ndërlidhjet

Greqia paguan borxhin prej 3.4 miliardë eurosh


Ilustrim
Ilustrim

Greqia sot ka paguar borxhin prej 3.4 miliardë eurosh Bankës Qendrore Evropiane.

Kjo pagesë bëhet një ditë pasi ministrat e financave të eurozonës miratuan këstin e parë të programit të daljes nga kriza të Athinës.

Pagesa e sotme do të thotë se Greqia ka shmangur falimentimin për shkak të detyrimeve që ka dhe ka shmangur po ashtu një vështirësi ekonomike që kërcënonte stabilitetin e valutës euro.

Programi për shpëtimin e Greqisë është në vlerë prej 86 miliardë eurosh. Kësti i parë, në vlerë prej 23 miliardë eurosh i është dhënë Athinës, pasi eurozona ka marrë mbështetje nga parlamentet e vendeve anëtare.

XS
SM
MD
LG